Haley: Askush nuk do të reagonte më i përmbajtur sesa Izraeli
Asnjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të reagonte me kufizime më të mëdha sesa Izraeli gjatë konfliktit palestinez në Rripin e Gazës, tha ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Ajo këtë deklaratë e bëri në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur pas dhunës së djeshme në Rripin e Gazës. Haley pohoi se dhuna në të cilën 59 palestinezë humbi jetën të hënën, nuk ka të bëjë fare me hapjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.
Please follow and like us: