Albspirit

Media/News/Publishing

JERUZALEMI DHE KONFLIKTI IZRAELITO- PALESTINEZ

1 rudina-hajdari1 ambasadeA group of Israelis hold U.S. and Israeli flags ahead of the annual Jerusalem Day parade outside Jerusalem's Old City's Damascus Gate, May 13, 2018. REUTERS/Baz Ratner - RC1171B1C1701 a netanjahuUS-Embassy-officially-opened-in-Jerusalem0007D0N6WXY04KL9-C123-F4

NGA RUDINA HAJDARI/Deputete e PD në Kuvendin e Shqipërisë/

Jerusalemi, ky qytet i lashtë i njerëzimit, qëndron edhe sot në zemër të konfliktit izraelito-palestinez. Ndër vite kemi qenë dëshmitarë se si një ndryshim i vogël në këtë pjesë të botës është pasuar me trazira. E vërteta është se ajo që ndodh në Jerusalem është me një rëndësi të veçantë sepse ndikon jo vetëm në paqen dhe stabilitetin e rajonit, por implikon shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare. Përveç faktit se është një vend i shenjtë për disa fe të ndryshme, çfarë ndodh në Jerusalem është me një rëndësi të madhe edhe në arenën politike. Natyrisht, lind pyetja se pse Jerusalemi luan një rol kaq të rëndësishëm për të gjithë jo vetëm për dy palët e konfliktit, por edhe për aktorët e rëndësishëm politikë si Amerika, Rusia apo vendet Arabe? E para, siç e përmenda më parë, Jerusalemi konsiderohet si një vend i shenjtë për tri komunitete fetare. Në qytetin e vjetër të Jerusalemit ndodhen disa nga vendet më të shenjta për hebrenjtë, myslimanët, kristianët dhe të gjitha këto komunitete fetare e kanë shpirtërisht të lidhur identitetin e tyre me këtë qytet të lashtë. Duke pasur këtë rëndësi të madhe në ndjenjën e ekzistencialitetit për secilën fe dhe reagimin njerëzor që ajo ndez në momentin që kjo e drejtë cenohet, Jerusalemi luan po ashtu dhe një rol të rëndësishëm në prizmin politik dhe tërheq drejt saj të gjithë aktorët më të rëndësishëm të arenës ndërkombëtare, që përpiqen të mbajnë balancat midis palëve për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për paqe. Problemi kryesor ekziston në faktin se shumica e hebrenjve në Izrael e shohin Jerusalemin si kryeqytetin e tyre ‘të përjetshëm dhe të pandarë’.

Zionistët apo hebrenjtë lëvizën fillimisht në pjesën e protektoratit të perëndim të qytetit të Jerusalemit. Në 1967 shteti i Izraelit tentoi të marrë të gjithë qytetin e Jerusalemit dhe ta pushtojë atë tërësisht. Kjo solli një konflikt të hapur midis Izraelit dhe vendeve arabe, që nuk e pranuan këtë lëvizje. Gjithashtu, edhe komuniteti ndërkombëtar nuk e pranoi pushtimin e qytetit të Jerusalemit si të ligjshëm, sepse në lindje të Jerusalemit 1/3 e popullsisë janë palestinezë që kanë jetuar në atë pjesë të qytetit me mijëra vjet dhe e konsideronin pjesën lindore si pjesë të territorit të palestinezëve, sipas ndarjes territoriale që ishte bërë në vitin 1948, kur u krijua Izraeli si shtet. Aneksimi i qytetit të vjetër nuk u njoh si një lëvizje e ligjshme nga ndërkombëtarët dhe nëpërmjet rezolutave të ndryshme u ra dakord që shteti izraelit duhet të qëndronte brenda kufijve të territorit të përcaktuar para luftës së vitit 1967. Por kjo nuk u pranua nga udhëheqësit e qeverisë së Izraelit dhe ata shpeshherë shpërfillin rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shprehin frustrimin e tyre tek aleatët e tyre ndërkombëtarë. Natyrisht që, palestinezët e shohin realitetin e tyre ndryshe dhe ata pretendojnë se duhet të formojnë shtetin e tyre dhe pjesa lindore e qytetit të Jerusalemit të jetë pjesë e territorit të tyre dhe të njihet si kryeqyteti tyre. Kjo është po ashtu dhe zgjidhja e shumë folur kur flitet për arritjen e paqes, nëpërmjet zgjidhjes së dy shteteve të pavarura. Kjo është formula ndërkombëtare e paqes për shumë shtete, pra, formimi i një shteti të pavarur palestinez, që do të krijohet përgjatë kufijve që ekzistonin para vitit 1967 midis Izraelit dhe palestinezëve, gjë që duket e vështirë për t’u arritur. Shteti i Izraelit nuk është dakord me këtë zgjidhje dhe shpesh ndërton vendbanimet përtej këtyre kufijve ose në pjesën lindore të qytetit të Jerusalemit. Këto vendbanime tashmë njihen si ndërtesa të paligjshme nga e drejta ndërkombëtare. Ishte vetë iniciativa e Presidentit Trump, si aleati kryesor i Izraelit, i cili shprehu publikisht se ai do të mbështesë qeverinë e Izraelit në vendimin për të shpallur Jerusalemin si kryeqytet dhe si rrjedhojë, Presidenti në mënyrë simbolike vendosi të lëvizë ambasadën amerikane në pjesën perëndimore të Jerusalemit, pikërisht në 70- vjetorin e shtetformimit të Izraelit. Gjatë deklaratës së tij për shtyp, Presidenti Trump tha se është krenar për hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Izraelin në Jerusalem dhe se kjo ngjarje e rëndësishme përmbushte një premtim të bërë nga Presidenti Trump, por edhe nga presidentë të tjerë të mëparshëm që nuk e kishin bërë. Ai tha se shtatëdhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, nën Presidentin Truman, e njohën shtetin e Izraelit dhe që atëherë, shteti i Izraelit ka shpallur kryeqytetin e tij në Jerusalem – sepse është kryeqyteti ku populli hebre është vendosur dhe ka jetuar në kohët e lashta. Prandaj, sipas tij, është e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Por në deklaratën e tij, Presidenti Trump nuk cilëson nëse ai flet për të gjithë qytetin e Jerusalemit apo e ka fjalën vetëm për pjesën lindore.

Pse ka rëndësi Jerusalemi në konfliktin izraelito-palestinez?

Quajnë Jerusalemin e tyre si kryeqytetin e tyre të përhershëm dhe të pandarë. Gjithashtu, Presidenti Trump thekson se administrata e tij mbetet e përkushtuar për të çuar përpara një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe palestinezëve, por nuk thotë se si ky vendim favorizon zgjidhjen e dy shteteve. Gjuha e tij në deklaratën e fundit shpreh se Trump është i vendosur për këtë vendim dhe se “Ka ardhur koha që Amerika të njohë zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”. Por Trump nuk qartëson nëse ai flet për Jerusalemin në tërësi siç pretendojnë hebrenjtë për kryeqytetin e tyre “të përjetshëm dhe të pandarë”. Ndërkohë, para disa muajsh, kur Rusia e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, ata thanë Jerusalemin Perëndimor dhe jo Jerusalemin në tërësi. Ngjarja e sotme me ndryshimin e vendndodhjes së ambasadës amerikane në Jerusalem dhe ambiguiteti i deklaratave të zotit Trump ka dhënë shenjat e para të frustrimit të myslimanëve në atë zonë. Të paktën 52 palestinezë janë vrarë sot nga forcat izraelite dhe pothuajse 1,960 të tjerë u plagosën, pasi mijëra protestues u bashkuan në gardhin e telave midis Rripit të Gazës dhe Izraelit në shenjë proteste për lëvizjen e Amerikës për hapjen e ambasadës së re në Jerusalem. Presidenti Trump ka të drejtë kur thotë se shumë presidentë në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë premtime për të arritur në një zgjidhje të këtij konflikti, por asnjëri nuk ka arritur t’ia dalë. Pra, është e vërtetë se konflikti është zvarritur pafund dhe është e nevojshme për një zgjidhje të re, një strategji të re që mbështesin të dyja palët e konfliktit. Por deri tani nuk është e qartë se si zgjidhja e Presidenti Trump do të çojë në një zgjidhje përfundimtare, pa shkaktuar një luftë tjetër.

Please follow and like us: