Takim përgatitor për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Kryetari i Komisionit Qeveritar z. Jahja Lluka dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj zhvilluan sot takim në kuadër të pregatitjeve për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare. Zv.kryeministri Limaj përkrahu aktivitetet të cilat do shënojnë përvjetorin e 140-të Lidhjes Shqiptare. Së bashku me z.Lluka diskutuan për implementimin e agjendës me aktivitete kulturore, historike, shkencore dhe diplomatike të cilat i dedikohen Lidhjes Shqiptare e cila këtë vit do këtë karakter mbarëkombëtar dhe përtej saj. Poashtu Z.Lluka zhvilloi takim edhe me drejtorin i Kompleksit Monumental z. Parim Kosova, drejtorin e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë z. Jusuf Gjibo dhe Drejtorin e Kulturës në Komunën e Prizrenit z. Ehat Oreshka. Të pranishmit diskutuan për disa rinovime të domosdoshme të cilat do të bëhen në Kompleksin e Lidhjes.