Albspirit

Media/News/Publishing

Partia Socialiste braktis parlamentin, opozita e pret në sallë

Mundësia që i ka dhënë Facebook për të transmetuar live atë që ndodh në parlament, ka krijuar një situatë anormale në parlament. Pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën Lulzim Bashës, të gjitha televizionet kaluan në transmetim live nga profili i PD në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga sa është parë deri më sot, kur bojkoti i opozitës lë sallën e parlamentit gjysëm bosh në anën e pakicës, kësaj radhe karriget bosh ishin në anën e opozitës. Deputetët e Partisë Socialiste dolën të gjithë jashtë gjatë 5 minutave pushim që dha Gramoz Ruçi, ndërsa Basha vazhdoi me denoncimin e skandalit të vëllezërve Xhafaj. Në fund të fjalës së tij, në sallë kishin mbetur vetëm deputetët e opozitës. Mazhoranca dhe qeveria kishin bojkotuar “seancën”.

“E sotmja do të nxjerrë në orët në vijim strukturën mafioze të shtetit të Edi Ramës. E shpëtuan Agron Xhafajn nga ndjekja penale dhe duket sikur shkoi i penduar në Itali, por po të kishte qenë kështu Agron Xhafaj do të shkonte vetë kohë më parë. Vizat i hoqëm në 2012 dhe Agron Xhafaj nuk mund të gënjejë. Ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafajn, por tani është Agron Xhafaj që mbronte Fatmir Xhafajn. Veprimet e kamikazes Arta Marku dhe Donika Prela janë skandaloze. Pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikaze Marku-Prela? Ashtu si Agron Xhafaj emëroi drejtuesit e policisë nga Ardi Veliu e poshtë, ashtu edhe Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj ka emëruar strukturën drejtuese të prokurorisë, nga Arta Marku” ishin fjalët e Lulzim Bashës që boshatisën gjysmën e parlamentit.

Please follow and like us: