Kosova, debat i hapur me përfaqësuesit e diasporës
Në qeverinë e Kosovës në bashkëpunim me organizaten jofitimprurese “GERMIN” u mbajt debat i hapur me përfaqësuesit e diasporës. Panelin e diskutimit e drejtuan z. Jahja Lluka-këshillar i Kryeministrit z.Haradinaj dhe njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarë-Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, z.Liza Gashi përfaqësuesja e ojq GERMIN dhe ish ministri i parë i diasporës z.Ibrahim Makolli. Në takim u diskutuan tema të rëndësishme për diasporën, për krijimin e mundësive për investime në Kosovë dhe shtetet shqiptare, kthimin e trurit në Kosovë, poashtu mundësinë për përfaqësimin e diasporës përmes deputetëve në Kuvend. Qeveria Haradinaj është shumë e përkushtuar që në mes diasporës dhe institucioneve vendore të krijohen kushte të cilat do sjellnin rezultate nê shumë fusha e që do ndikonin në përmirësimin e jetës s’ë qytetarëve. Poashtu pjesëmarrësit nga diaspora në debat u shprehën entusiast dhe të hapur për bashkëpunim dhe investime në fusha të rëndësishme si kulturë, shendetësi dhe arsim. Roli i diasporës shqiptare ka qenë i madh në periudha kyçe kur kombi yne ishte në rrezikun e shfarosjes dhe ishte diaspora shqiptare që me mundin dhe sakrificën e saj ndihmoi në krijimin e dy shteteve shqiptare.