Albspirit

Media/News/Publishing

Pezullohet prezantuesja që i tha kolegut ‘bukurosh’

Një prezantuese në një televizion në Kuvajt është hequr nga puna pasi bëri një batutë në lidhje me pamjen e jashtme të kolegut të saj.

Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç ishte.

Videoja e kësaj batute u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe tërboi autoritetet. Kryeministri i Kuvajtit, Mohammad Al Hayef i shkroi në Twitter ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua dhe tani po hetohet incidenti.

Please follow and like us: