Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë me Kosovën

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar ndeshjen miqësore që luajti ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i ekipeve kombëtare në FSHF. Ndeshja e ditës së sotme u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” ora 17:00 dhe do të pasohet nga ndeshja e dytë, e cila do të zhvillohet në datën 26 maj, ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

 

Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe për ekipin përfaqësues të Kosovës ka barazuar nga pika e bardhë e penalltise Gentrit Limani, në minutën e 41-të.

 

Me këtë rezultat 1-1 është mbyllur pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë ka vijuar nje lojë e ekuilibruar midis dy skuadrave përfaqësuese, ku  në momente të caktuara Shqipëria ka qenë më e qartë në lojën e saj sulmuese ku dhe  ka gjetur golin sërish me anë të sulmuesit Pasha.

 

Shqipëria luajti me këtë formacion: Alia,Dragoshi, Ismailgeci, Isufi, Kalaj, Rama (c), Loci, Lico, Pasha, Oshafi, Nezha

Golat: ’21 , ’81 Pasha/ ’41 Limani
Kartonë të verdhë: ‘42 Oshafi, ’73 Kalaj, ’91 Koçi / ’44 Limani

Please follow and like us: