Jetmir Olldashi rrëfen detaje të reja të audio-përgjimit
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Jetmir Olldashi ka rrëfyer të gjithë intenerarin e audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn.
“Unë kam udhëtuar në Vlorë pas një sinjalizimi që kisha pasi bëhej fjalë për një trafik kanabisi. Sipas burimit tim në këtë trafik ishin përfshirë shumë të afërm të personazheve publik dhe vendosa ta ndjek. Unë shkova të lokali Agon Xhafaj, nuk ndodhej në lokal, krijoja një përshtypjen time, se burimi kishte njohje të mjaftueshme me Xhafajn, por edhe trafikantët e tjerë që takuam nëpër fshatra, kjo më krijoi përshtypjen se burimi kishte njohje të mëdha. Dhe të sakta. Unë i kam dhënë mjetin përgjues Albert Veliut, i cili është ngjitur në lokal dhe ka biseduar. Unë nuk jam ngjitur pasi mendova se siguria ime ishte në rrezik. Ishte një material të cilin unë e mbajta disa muaj, në momentin që isha pa punë gjatë asaj kohe, dhe gjëja që më trembi më tepër, ishte kur mu zhduk burimi nga qarkullimi. Unë vendosa ta dorëzoja dhe mos të kisha më të bëja me këtë material”, deklaroi Jetmir Olldashi.