Albspirit

Media/News/Publishing

Largohet Vlahutin, vjen Luigi Soreca ambasador i BE në vendin tonë

Një ditë pasi u tha se ishte emëruar pasardhësi i ambasadores së BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, zbulohet edhe emri i zyrtarit që do ta zëvendësojë në detyrë. Ai është Luigi Soreca, dhe mban detyrën e drejtorit për Sigurinë në Komisionin Europian. Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018-të. Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi. Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij.

Please follow and like us: