Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shkarkon drejtorin e Inspektoratit të Punës

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit të Punës në qarkun e Berat.

Shkëlqim Hadaj ka marrë këtë ndëshkim nga kreu i qeverisë pas performances jo positive të tij.

Gjatë pasdites së sotme me banorë e Kuçovës, në kuadër të turit të llogaridhënies, kreu i qeverisë e ka shkarkuar Hadajn për shkak të performancës së ulët në ndjekjen e punëve.

Gjithashtu Rama ka paralajmëruar edhe drejtoren e ISKSH, Anida Dhana.

Nuk janë të pakta rastet kur Rama përballet me drejtorët në rrethe, kryesisht me ata të hipotekave, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet për largim nga puna nëse nuk u shërbejnë qytetarëve.

Please follow and like us: