Albspirit

Media/News/Publishing

Incidentet në protestë/11 efektivë dhe 1 gazetar i lënduar, Ardi Veliu: Policia tregoi maturi!

11 efektive policie kanë mbetur të lenduar gjatë protestes së zhvilluar nga opozita këtë të shtunë.

Gjendja e tyre është e mirë sipas raportimeve nga spitali. Disa prej policëve do mbahen në mbikqyrje për pak orë për kezaminime shtesë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit shkoi të vizitoje nga afër efektivet e lenduar që po marrin ndihme mjekësore.

Nderkohe behet e ditur se jane duke marre ndihme mjekesore edhe disa protestues.

I lënduar mbeti edhe kryeredaktori i RD, i cili u filmua duke shtyrë policinë, por nuk është e qartë si u lëndua

Pyetjes nëse policia ka ushtruar dhunë ndaj kryeredaktorit të RD Bledi Kasmi siç pretendon PD, Veliu tha se këtë do e përcaktojnë pamjet filmike.

“Ne erdhëm të vizitojmë punonjësit e policisë. Janë 11 punonjës të policisë që janë dhunuar me sende të forta dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë pavarësisht dëmtimeve. Falënderoj punonjësit e policisë që treguan maturi dhe mund të them me plot gojën që policia e Shtetit ka bërë detyrën. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe për akuzat mund të them se këtë do ta gjykojnë pamjet filimike nëse ka gabuar qytetari apo policia”- tha Veliu.

Please follow and like us: