Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri Xhafaj reagon pas protestës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas protestës së sotme ku u kërkua dorëheqja e tij. Në një postim në Twitter, Xhafaj shkruan se policia është treguar profesionale dhe e ka falënderuar për këtë gjë.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Please follow and like us: