Ina K. Zhupa: Ku ndryshon Basha nga Rama?
Lideri që do Shqipërinë dhe jo karrigen, nuk i përdor qytetarët si mish për top. Këtu ndryshon Basha nga Rama. James Clark thotë: Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm. Basha sot u tregua burrë shteti. Kurse Rama ngriti perandorinë e krimit mbi gjakun e shqiptarëve.
Basha tërhoqi turmën e revoltuar që kërkonte të hynte në Ministrinë e Brendshme që të mos shkaktohej dhunë dhe gjakderdhje. Pasi siç u pa policia ishte e pajisur me armë dhe rasti i kryeredaktorit të RD, Blendi Kasmi tregon se policët e korruptuar dhe inkriminuar ishin përgatitur për gjakderdhje. Revolta e sotme është mesazh për qeverinë se nëse nuk do shkarkojë zyrtarët e lidhur me krimin, duke filluar nga Fatmir Xhafa e me rradhë, revoltat në vazhdimësi do jenë të pamenaxhueshme.