Portali boshnjak: Kush është bukuroshja shqiptare që pozoi për “Playboy”
Bukuroshet shqiptare po vazhdojnë të pushojnë ballinat e mediave rozë të shteteve ballkanike.
Një prej tyre është edhe klix.ba, portali boshnjak që vazhdimisht shkruan për bukuritë e rralla shqiptare.
Së fundi, portali ka përzgjedhur Delfina Azirin ta prezantojë para lexuesve të vetë duke treguar se ajo ka lindur më 9 shkurt të vitit 1994 në qytetin gjerman të Wermelskirchenit. Aziri, siç shkruan më tutje mediumi, u rrit në Holandë dhe që nga viti 2011 jeton në Gjermani. Ajo ishte imazh i pijes energjike “Rockstar” pas së cilës fitoi garën për “Miss Hummer 2011”, si një shtatëmbëdhjetëvjeçare. Tre vjet më vonë u shfaq si “lepurushe” e revistës për meshkujt “Palybor”, numrit të muajit shkurt të edicionit gjerman. Ndryshe, bukuroshja 24-vjeçare po vazhdon me sukses të shfaqet në ngjarje botërore të modës.