Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet në Kosovë “bashkëpunëtori X”, së bashku me të birin

Policia e Kosovës ka ndaluar Albert Veliun, të njohur si “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Ende nuk ka informacione lidhur me motivimin e ndalimit të tij, së bashku me djalin, në Shtimë të Kosovës. Në momentin e ndalimit, autoritetet kosovare kanë komunikuar me Prokurorinë shqiptare, për të pyetur nëse duan të mbajnë në ndalim, apo ta linin të lirë.

Nga ana tjetër, Prokuroria shqiptare ka kërkuar të ndalohet Albert Veliu dhe të sillet në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që Veliu është ndaluar, nga momenti i publikimit të audio-përgjimit nga PD.

Please follow and like us: