Pesë nga shtatë më të pasurit në Australi janë hebrej
Anthony Pratt është më i pasuri, me 9.75 miliardë dollarë amerikanë, i ndjekur nga Harry Triguboff me 9.2 miliardë USD.
Pesë nga shtatë vendet e para në listën e njerëzve më të pasur të Australisë janë anëtarë të komunitetit hebre.
Personi më i pasur në Australi, sipas Business Review Weekly (BRW), është Anthony Pratt nga Melbourni me prindër polako-hebrenj me 12.9 miliardë dollarë australianë ose 9.75 miliarë dollarë amerikanë. Kompania e tij, Visy Industries, është prodhuesi më i madh në botë i paketimeve dhe drejton fabrika ricikluese në të gjithë SHBA.
Manjati i pronave të patundshme, Harry Triguboff, drejtor i Meriton, renditet numri 2, me një pasuri prej 12.2 miliard dollarë australianë, ose 9.2 miliardë dollarë amerikanë. Përveç që është zhvilluesi kryesor i vendit për blloqet e apartamenteve, 85-vjeçari raportohet të ketë rreth 4,500 dhoma hoteli.
Numri 5 në listë është Sir Frank Lowy, i cili është bashkë-themelues i kompanisë tregtare Westfield. Ai kohët e fundit siguroi një marrëveshje me vlerë 22 miliardë dollarë për shitjen e komplekseve të tij tregtare në SHBA dhe Europë kompaninë franceze Unibail-Rodamco. Lowy është raportuar të ketë një vlerë neto prej 8.42 miliard dollarë australianë, ose 6.36 miliardë dollarë amerikanë.
I lindur në Afrikën e Jugut, Ivan Glasenberg zotëron 8.4% të Glencore, tregtari më i madh i mallrave në botë, i cili është shefi ekzekutiv. Ai jeton në Zvicër, por u bë shtetas australian në vitet 1980. Ai ka një pasuri të raportuar prej 6.85 miliard dollarë australianë, ose 5.18 miliardë dollarë amerikanë.
John Gandel është drejtori i Grupit Gandel, i cili drejton një portofol të madh të pronave. Pasuria a e tij e vlerësuar është 6.45 miliardë dollarë australianë ose 4.87 miliardë dollarë amerikanë.
Ka 23 anëtarë të tjerë të komunitetit hebraik gjatë pjesës tjetër të pozicioneve të 193, shkruan Jewish Telegrafic Agency, JTA.