Fritz RADOVANI: Marshonte Shqipnija Socialiste në kampe shfarosëse
1948 –1950 NGA MIRDITA E MBYTUN NË GJAK NË KAMPIN E SHFAROSJES PER NDERTIMIN E REZERVUARIT TË KËNETËS SË BEDENIT…
1898 Kashnjeti i Mirditës i dhuroi Atdheut një nga Klerikët ma të nderuem e besnikë: DON NIKOLL LASKAJ, i cili mbasi perfundoi studimet në Seminarin Papnuer në Shkoder, u diplomue në Innsbruck t’ Austrisë per filozofi e teologji. U kthye në Atdhe mbas Luftës së Parë dhe shkoi me sherbim në Ungrej nga 1939 – 1942. Binte në sy per nga trupi i shkurtë po i hollë nga mendja dhe urtësia. Mbas 1942 shkoi në Blinisht, ku ju vue studimit të historisë së shkollave të Mirditës dhe perpjekjeve per Pamvarsi.
Mbytja e Don Mark Xhanit në hetuesinë e atjeshme ishte paralajmërim i arrestimit të Don Nikoll Laskaj, ndonse të dy ishin të pafajshem nga një kujdes i veçantë per Ta i Imzot Frano Gjinit, i cili shihte kjartë perpjekjet e Sigurimit të Shtetit per vrasjet e Tyne.
Nga fundi i vitit 1946 Don Nikollin e arrestojnë dhe dënohet në Shkoder me 2 vjet burg, mbasi nuk kishin asnjë fakt per dënimin e Tij perveç kenjes Klerik Katolik.
Mbasi u dënue dergohet në kampin e shfarosjes së Bedenit Kavajës, ku ishin në një nga brigadat e punës së randë 29 Klerikë Katolik: Don Mikel Koliqi, Don Tom Laca, Don Nikollë Shelqeti, Don Nikollë Laskaj, Don Rrok Fisku, Don Nikollë Mazreku, Don Ndue Suma, Don Ndue Soku, Don Mark Hasi, Don Vlash Muçaj, Don Pal Gjini, Don Injac Gjoka, At Gegë Luma, At Agostin Ashiku, At Donat Kurti, At Çiril Cani (75 vjeç), At Frano Kiri, At Dionis Makaj, At Karlo Serreqi, At Leon Kabashi, At Aleks Baqli, At Filip Mazreku, At Mëhill Miraj, At Mark Harapi, At Jak Gardini, At Anton Luli, Don Alfons Çuni dhe Fra Zef Pllumi. Per këte kamp të Shqipnisë Socialiste, po i referohem: Ish Drejtorit të Arkivit të Shtetit z. Kastriot Dervishi, që kur flet per Kampin e Bedenit shkruen: “Nuk kishte vend në Botë që të kishte kaq shumë priftërinj në një kamp të tillë pune të rëndë” Çdo koment do t’ ishte i tepert…
1948…Mbas sa vuejtjesh dhe mjerimit të pashoq, kjo qender masakrash u kthye në një brrakë smundjesh per të burgosunit, të cilve u mungonte gjithshka, edhe uji i pijshem…
Don Nikoll Laskaj ishte 50 vjeç kur ra në balten e kënetes ku dha Shpirtin e Tij panjolla.
Askush nuk mujti me e shkëputë nga llomi që e mbyti… Aty u ndoll një djalë i rij jevk, i cili e mori dhe e çoi brij kanalit ku i hollën pak dhe siper… Aty ishte vorri i Don Nikollit!
Mbas pak vitësh, naten, një grup Mirditorësh e morën dhe e vorrosen në fshatin e Tij…
Sot mbas 70 vjetësh ne kujtojmë një Martir të Kishës Katolike Shqiptare, që e dha jeten e Tij per Shqipninë Europjane, me Stemen e Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut !
E Këta Martirë Mirdita Heroike nuk i ka të paktë! Sot atje flasin Kullat… Flasin e do të flasin Burrneshat e Atyne Viseve që, u kalbën nder kampet e Shqipnisë Socialiste Mizore!
Melbourne 29 Maji 2018.