Albspirit

Media/News/Publishing

Nga fisi që ju vini, sigurisht që ky veprim ju lartëson, respekt Agron Shehaj!

 

Mentor Kikia

Ja që në parlament nuk ka vetëm batakçinj.

Agron Shehaj është nga ata anëtarë të parlamentit, që është bërë i pasur para se të bëhet deputet. Dhe pasurinë e ka vënë me punë.

Të paktën deri tani askush nuk ka mundur të thotë se ka zhvilluar aktivitete të paligjshme.
Shumë prej kolegevë të tij u gajasën kur ai foli për herë të parë në parlament.

Por ky njeri meriton respektin e të gjithëve, edhe të atyre që hiqen si oratorë të kulluar.
Ai vendosi që pagën e tij prej deputeti, deri në fund të mandatit, tua dhurojë 6 vajzave jetime nga Kukësi.

Jemi mësuar vetëm me lajme të zeza nga ajo sallë, ku për hir të së vërtetës, i kanë ardhur edhe të gjitha të zezat Shqipërisë.

Por ja që ka edhe njerëz që meritojnë vërtet mirënjohjen e të gjithëve.

Fotografia e Adriatik Alimadhi

Please follow and like us: