Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova dhe Shqipëria pa “Roaming”

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për heqjen e tarifave të “roming”-ut me Shqipërinë. Kjo pikë kaloi me 69 vota pro dhe një abstenim.

Dardan Molliqaj, foli në emër të PSD-së e cila propozoi këtë rezolutë, duke thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të ndërtohen mbi respektin dhe përkushtimin.

“Hapja e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë do t’i hapte shumë pengesa mes dy vendeve. Dy shtetet nuk rrezikohen nga vala e madhe e refugjatëve, prandaj Shqipëria renditet si miku më i mirë i Kosovës për shumë vite. Raportohet se 31% e turistëve në vitin e kaluar, ishin nga Kosova, e që ishin të parët nga turistët e vendeve të botës”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka shkruar edhe një postim në “Facebook”, duke uruar dy vendet shqiptare për këtë rezolutë.

“Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë

Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës”, mbyllet postimi i Molliqajt.

Please follow and like us: