Albspirit

Media/News/Publishing

Austria mbyll 7 xhami dhe deporton imamët e shkarë, reagon ashpër Ankaraja

Qeveria austriake e drejtuar nga Sebastian Kurtz ka mbyllur 7 xhami dhe deportuar imamët e tyre. Shkak për këtë vendim është bërë përhapja e asaj që quhet islam radikal si dhe për faktin se këta udhëheqës fetarë ishin injorantë të klasit të parë. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër Turqia e cila ka deklaruar se: “Vendimi do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi”. Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ tha se Austria po refuzon vlerat evropiane. “Kjo më së miri tregon se ata që akuzojnë dhe kritikojnë Turqinë pa bazë, i heqin të drejtën pjesëtarëve të feve të tjera në vendet e tyre dhe atyre që mendojnë ndryshe. Austria është shembull konkret i refuzimit të vlerave evropiane, apo një shembull konkret i aktiviteteve të shkeljeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për Turqinë një gjë e tillë është e papranueshme”, ka thënë Bozdağ.

Please follow and like us: