Llahtariset familja myslimane, i hedhin kokë derri në sallon
Persona të paidentifikuar thyen dritaren e një familjeje myslimane dhe hodhën brenda kokën e prerë të një derri me gjak, ndërkohë që fëmijët po shihnin televizor. Ishte një mbrëmje e qetë dhe familja ndodhej e gjitha në shtëpi, kur një tullë u lëshua në dhomën e tyre të ndenjes e më pas koka e një derri, e mbështjellë me qese.
“Ishte një akt i neveritshëm kundrejt një familjeje të pafajshme që jeton në këtë komunitet prej vitesh”, tha shefi i policisë Chris Downey, i cili sqaroi se incidenti po trajtohet si krim urrejtje.
Ngjarja ndodhi në Oldham të Manchesterit, Britani. I zoti i shtëpisë, Ajaz Mahmood për mediat rrëfeu se kishte ardhur me shpejtësi nga puna, pasi bashkëshortja e kishte telefonuar duke qarë.
“Po ulërinte në mënyrë histerike. E kuptova çfarë kishte ndodhur vetëm kur pashë kokën e derrit në mes të dhomës. Ky është një veprim i neveritshëm”. Zyrtarët e policisë kanë nisur hetimet për rasti në fjalë, për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës./tvklan.al