BOTERORI/Politikania ruse: Mos bëni seks me tifozë të huaj
Rusia bëhet gati për të pritur Kupën e Botës 2018, por pavarësisht se vëmendja është përqendruar tek ajo që do të ndodh në fushat e blerta, shteti rus i trembet shumë virusit HIV.
Kryetarja e parlamentit rus i ka bërë thirrje vajzave ruse të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me tifozët e huaj që mbërrijnë për Kupën e Botës.
Tamara Pletnyova tha për radiostacionit “Govorit Moskva” se sjellja e tillë ka gjasa të krijoj familje me një prind.
“Do të ketë vajza që takojnë njerëz dhe pastaj do të lindin. Ndoshta ata do të martohen, ndoshta jo. Por fëmijët e fëmijëve do të vuajnë, ashtu siç vuajtën pas Olimpiadës së viteve 1980”.
“Është një gjë nëse prindërit janë të së njëjtës gjini, krejt tjetër në qoftë se ata janë të racave të ndryshme. E di që fëmijët vuajnë gjithashtu dhe të gjithë qëndrojnë me nënën”.-përfundoi Pletnyova.
Rusia ka epideminë më të madhe të HIV në Evropë dhe normat më të larta të rritjes në botë. Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja të HIV-it në Rusi ndodhin përmes seksit heteroseksual.
Sipas disa vlerësimeve një milion tifozë të futbollit do të mbërrijnë në Rusi për turneun. Mbi dy milionë bileta janë shitur.