Terrori diktatorial në familjen e Selman Blloshmit
Bedri Blloshmi
Një nga familjet më të goditura nga terrori komunist ka qenë edhe ajo e Blloshmëve në Bërzeshtë të Librazhdit. Një familje e njohur nacionaliste që kishte dhënë shumë personalitete në epoka të ndryshme të kombit dhe shtetit shqiptar, në periudhën diktatoriale u gjend nën terrorin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë. Në mënyrë konologjike, po ju paraqesim kalvarin e ndëshkimeve të familjes Blloshmi:
1944: Azis Selman Blloshmi, ekzkekutohet në Tiranë, oficer, përfunduar studimet e larta në Grac të Austrisë.
1946: Grabitet pasuria e tundshme dhe e patundshme (reforma agrare).
1952: Arrestohet Hasan Selman Blloshmi, dënohet me 22 vjet burg.
1963: Arrestohet Sami Selman Blloshmi, dënohet me 8 vjet burg.
1976: Arrestohet Bedri Sami Blloshmi, dënohet me 25 vjet burg.
5 gusht 1976: Arrestohet poeti Vilson Sami Blloshmi, dënohet me vdekje, pushkatohet më 17 korrik 1977.
31 gusht 1976: Arrestohet Genc Bardho Leka, dënohet me vdekje, pushkatohet më 17 korrik 1977.
1977: Arrestohet për herë të dytë Hasan Blloshmi, dënohet me 10 vjet burg, ndërron jetë në burgun e Spaçit më 7 korrik 1982.
27 korrik 1977: Internohet në Polis të Librazhdit e gjithë familja Blloshmi (18 frymë), lirohet nga internimi më 10 gusht 1987.