Albspirit

Media/News/Publishing

Filmi i parë artistik i prodhuar në Shqipëri në realitet virtual 360º shfaqet si premierë tek Cineplexx

Mundësuar nga Fondi Kulturor Zviceran regjizori i ri Jonid Jorgji prodhoi filmin e parë VR në Shqipëri

Teknologjia dhe arti u takuan të Hënën në mbrëmje në shfaqjen premierë të filmit të shkurtër ‘Një Histori nga Cirku’ në sallën e Cineplexx tek qendra TEG në Tiranë. Për herë të parë shikuesit mund të shihnin një film përmes pajisjeve të realitetit virtual në vend të një ekrani të madh.

“Jam e kënaqur që ishim në gjendje të mbështetnim një projekt kaq inovativ me një qasje ndryshe në prodhimi e filmit”, tha Debora Kern, përfaqësuese e Ambasadës së Zvicrës. “Jo vetëm që ky film është një mënyrë e re e tregimit të historive por ai gjithashtu prek çështje social siç është integrimi i personave me aftësi të kufizuara”, shtoi ajo.

“Megjithëse modeste, mbështetja jonë i shkoi një ekipi të rinjsh të cilët ende përpiqen të jetojnë përmes artit të tyre. Shpresojmë që me realizimin e këtij filmi, prodhuesit e rinj të inkurajohen për të mësuar dhe për të gjetur më shumë kanale për financimin e ideve të tyre”, tha Dritan Mezini, drejtor ekzekutiv i Fondit Kulturor Zviceran.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga sektori i filmit në Shqipëri përfshirë edhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Filmit, Ilir Butka.

Gjatë 15 minutave të filmit shikuesit përjetuan një udhëtim virtual nëpër ngjarjet e ndryshme që ndodhin brenda një çadre cirku. Teknologjia VR lejon shikuesit që të rrotullojnë këndin e vështrimit dhe të shohin çfarë po ndodh në 360 gradë. Kjo do të thotë se tregimi i historisë ndryshon nga filmat tradicionalë: kamerat kapin gjithçka ndodh përreth.

Kjo përvojë e shikimit mundësohet përmes kombinimit të kamerave special që perdoren në krijimin e filmit si dhe pajisjeve individuale VR (realitet virtual) të cilat shikuesit i veshin gjatë shfaqjes.

Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj dhe të sapodalë përmes granteve, programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Centre for Business Technology and Leadership (CBTL).

Please follow and like us: