Dosjet që shkarkuan Prokurorin e Apelit
Komisioni Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili ishtë njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Avokati i tij Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së i cili do të ankimohet. “Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur”, tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.” Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë”
Dy dosjet qe rendojne mbi Trenoven
Në seancën dëgjimore të KPK-së relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi deklaroi se prokurori Trenova ka mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke.
“KPK i ka kërkuar barrën e provës për mosfillimin e procedimit e hetimit pasuror për shtetasin V.L. i cili ishte kapur me nje sasi lende narkotike. Shtetasi V.L., është ndaluar nga policia greke me një sasi të konsiderueshme droge. Sipas policise pasuria e këtij personi eshte e vene nga aktiviteti kriminal. Materialet jane derguar te krimet e renda, por subjekti ka vendosur te mos fillojë hetim per kete rast”.
Sipas KPK, prokurori ka kryer hetim te paplote, duke mos hetuar per verifikimin e këtij personi. Të njëjtin fat ka pasur edhe hetimi ndaj një prokurori të kapur në korrupsion.
“Zoti Trenova ishte caktuar si prokuror edhe ne rastin e nje korrupsioni te nje tjetër prokurori, ne kete rast ka pasur si prove edhe nje pergjim telefonik. Per kete rast subjekti ka mbyllur hetimet, madje subjekti i eshte drejtuar gjykatës per asgjesimin e materialit, kerkese e pranuar nga gjykata”.
Trenova e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ushtruar funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.