Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzojeni Taulantin, votojeni dhe kënaquni me të…! 

Ilir Levonja

 

  1. Ti Taulant je një çiban që nuk e ke shokun. Mjerë ai vend që të jep rrogën. Mjerë ai popull. Dhe mjerë ai popull që pi birra e shikon kampionat botëror kur ti e shokët e tu doni të bëni ekonomi me pastrim parash, drogë, armë dhe me konsiparacione si puna e riciklimit dhe kampeve të refugjatëve. Je një mashtrues gramafon që ngele duke qeverisur vetëm duke gërrvërrur gjithë ditën dy emra, Lulin dhe Shkelzenin. Je ne qeveri o hajvan, kapi. I ke prangat, i ke birucat, i ke xhandarët. Je në qeveri për të vënë drejtësi, rritur mirëqenien e ndalur zbaticën e shqiptarëve nga vendi i tyre. Nuk është opozita që të pengon në çeljen e negociatave. Le të lobojë sa të dojë, se, sytë vetes i nxjerr… po, si i bëhet hallit kur opozita thotë avionë me drogë në Divjakë. Dhe ti i thua shqiptarëve se janë mushkonja. Si i bëhet halli kur thotë se kontenier ‘Toyotash” po futen me euro për t’u pastruar dhe ti nxiton e kërcen se t’u prishën planet e policisë tënde. Po të ishte opozita. Dhe nëse vërtetohet kjo, ti dhe kasta jote meritoni burgun, mjaft tu përmëndësh bojkotin dhe të tjera zullume si 21 janari a mosnjohja e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës tënde si opozitar. Toyotën, Taulant… atë, shiko. Shikoji mirë, jemi kreu i mafies në Itali, Angli, e Holandë. Ia bëmë vetes këtë peshqesh. Tani do na duhen shekuj ta fshijmë. Një dru e shtrembër prish barrën. Mund të kesh 99% familje të mira, shqiptarë të zot që punojnë fort. Dhe vërtet ka. Njoh edhe këtej e matanë. Por sa para bën kur një minimakinë kapet plot me euro kesh. Janë paratë e drogës që vinë e të shpëlahen në pika suksesin tënd ekonomik dhe shtetit të fort.
    Por le të sqarojmë shqiptarët në disa çështje…, jo ty dhe Edi Ramën. Shakaxhiun e përparimit. Ai që vjet e tentoi të mbyll Akademinë e Shkencave, dje inauguron bustin e një shkencëtari si Eqerem Çabej. Dhe një bust thërrime, jo statujë se ato i do për veten. Po… për shqiptarët.
    2. Shqiptarë, një grup komisionerësh nga Këshilli Europian, u kanë bërë thirrje qeverive, anëtare të Europës për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtu përfshihet edhe vendi ynë. Ku për momentin një qeveri krejt e pa sigurte dhe e falimentuar, po përpiqet t’ja faturojë gjithçka opozitës. Me një lloj logjike propogandë si lobimi a mosdakortësimi në ligje a të ashtuqujtuara reforma etj. Eshtë absurditet sidomos kur bëhet fjalë për Bashkimin Europian i cili e di fare mirë se qeveria aktuale shqiptare ka votat e mjaftueshme për të bërë si të thuash, çfarë t’i dojë qejfi. Aq më tepër me një opozitarizëm shqiptar zemër vrarë për shkak të kalkulimeve dhe manipulimeve duke ofruar një front ”liderësh” të tipit Ndoka a krahu i ‘Zemunit’. Mjerë ai shqiptar që beson se sot është ose do të jetë pikërisht opozita shkaku i mos çeljes së negociatave këtë të enjte. Këshilli europian, në thelb është një union sa ekonomik aq dhe strategjik. Jo më kot Anglia doli nga BE. Duket bajate por e vërtetë, një pjesë e konsiderueshme e taksapaguesve anglezë, shkonin për të mbyllur gropat e korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar. Kjo i indinjonte ata pasi shikonin se u rrudhej buxheti i shërbimeve sociale duke shtrenjtuar faturat e të tjera.
    Gjatë fushatës se Brex-it në Anglinë e para dy viteve, shumë qytetarë deklamonin se ato para mund të investoheshin në sistemin shëndetësor, jo në firot e vendeve të Lindjes së Mesme. Sado antinjerëzore të na duket, është e drejtë e tyre, janë paratë e tyre.
    3. Sot vet Europa është në një konflikt të brendshëm, por krejt të zbuluar. Në shumë vende po fitojnë radikalët ose partitë me bindje konservatore. Rasti më i fundit Italia… Kjo për shkak të dyndjes së emigrantëve të luftrave civile që pasuan menjëherë pas ‘Pranverës arabe’. Paralelisht kur shikon se në kabinetet perëndimore, shefat e qeverive ikin e vijnë, sikur gjimnazistët, aq sa për shembull Gordon Brown a David Cameron duket se i përkasin së shkuarës, një të shkuare tepër të largët. Jo, ishin në detyrë para pak vitesh, tashmë janë qytetarë të thjeshtë. Kurs ne Ballkan, liderët e rrotacionit dhe stanjacionit kanë çimentuar pushtetin. Megjithëse, sado nuk na vjen mirë, disa syresh bëjnë përjashtim si Serbia, Mali i Zi, Kroacia a Greqia. Dhe mos u çudisni kur ndonjë nga këto, qoftë Serbia a Maqedonia mund edhe të futen përpara nesh. Ne akoma çirremi me pesë emra dhe nuk e kuptojmë dot demokracinë. Jemi dëshirues të devizës së Bosforit ‘një burrë i vetëm të qeverisi’. Shanci i madh i joni, në një farë mënyre është edhe ”fitorja” e së djelës e Erdoganit në Turqi.
    Sot vetëm vendjet e Lindjes kanë pjellur magjistarë të tillë sa edhe mashtrimin mund ta bëjnë realitet me firmë dhe me vulë kombëtare. Turqia nuk bëri përjashtim. Europa priti më kot, pasi u regjistrua fronti më i gjerë opozitar dhe të gjitha kalkulimet të çonin të paktën në një balotazh. Fronti opozitar më i gjerë duke shpresur edhe tek vota e kurdëve. A mund ta votojnë kurdët Erdoganin? Asesi! Megjithatë padishahu i Ankarasë fitoi bindshëm dhe një shpurë e mirë shqiptarësh iu gëzua sikur të kishin rilindur. Dhëntë Zoti që fanatikëve të Hollandës, Francës etj…, iu shtohet inati karshi Erdoganit e na ofrojnë një vend aty në perëndim. Aty ku realisht e kanë vendin ilirët e Ilirisë ata të Teutës e Gentit, jo ata të Hajrullahut e Baftjarit.
    4. Gjëja tjetër që e bën Europën apo faktorin konservator është pikërisht informaliteti dhe lufta kundër krimit a drogës. Pa asnjë diskutim korrupsioni i lartë në raport me fuqinë prodhuese. Në fakt ne si Shqipëri jemi një ‘gropë e zezë’. Kjo në lidhje me fondet, investimet. Dhe kjo pikërisht për lidhjet tashmë të verifikuara të politikës me krimin e organizuar. Dhe më thelbësorja, që i mban lidhur fort këto lidhje, është mungesa e rrotacionit politik, hapja e krahut. Një sëmundje që ka nevojë për karantinë të fortë. Duke e kuptuar mirëfilli se edhe në Shqipëri rruga drejt një burrë të vetëm që bën ligjin, është shumë e preferuar. Aq më tepër kur shfleton historinë tonë me diktaturën e proletariait dhe luftën e klasave.
    Megjithatë dilema europiane është pikërisht përplasja e idesë pro dhe kundër refugjatëve të Lindjes. Që do ndërtohen kampe në Ballkanin Lindor për strehimin e refugjatëve nuk diskutohet. Në një farë mënyre kjo është ajo çfarë vendet e rajonit tonë duhet të paguajnë. Duken kohë të vështira, por si do që ta kthejmë çështja e çeljes së negociatave nuk ka është në atë pikë që ne t’i imponohemi Europës. Apo në pretendimet bajate të Taulantit dhe vet Edi Ramës mbi opozitën. Por në faktin se i duhet të paguaj një faturë tepër të rënduar pikërisht për mos t’iu nënshtruar plotësisht epidemisë së sëmundjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si korrupsionit, drogës, krimit dhe stanjacionit politik të liderëve një burrë i vetëm bën ligjin në gjithçka.
    Ta gëzoni Taulantin, votojeni dhe kënaquni me zgjeburinat që nxjerr goja e tij.
Please follow and like us: