Albspirit

Media/News/Publishing

Makron: Shqipëria, një model që trazon Europën

Rezistenca e Francës kundrejt presionit të Gjermanisë, Greqisë dhe disa vendeve për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë është një bindje e presidentit Makron se BE nuk mund të ecë me zgjerimin para se të zgjidhë çështje kruciale si ajo e krizës së emigrantëve.

Në prill presidenti francez i tha Parlamentit Evropian se reformat e brendshme janë në plan të parë.

Por ajo që penalizon edhe më shumë Shqipërinë është niveli i lartë i krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka sipas shefit të Elizesë mund të jetë një argument i fortë i forcave nacionaliste në zgjedhjet europarlamentare të 2019. Dy diplomatët thanë për Reuters se si Makron është i shqetësuar se hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të përdoret si një “armë”  nga politikanët e krahut të djathtë në Bashkimin Evropian.

Në maj, Franca dhe Holanda u kanë dërguar qeverive evropiane një dokument ku numërojnë arsyet pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk është ende gati për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Midis tyre, problemet me reformën në drejtësi, korrupsioni dhe krimin e organizuar.

Please follow and like us: