Të shtëna me armë në periferi të Tiranës, arrestohet Priskmadhkisti
Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia së Tiranës, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Priskë e Madhe.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25. 06. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., vjeç 55, banues në fshatin Priskë e Madhe, pasi në këtë fshat, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë, duke prishur qetësinë publike. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal.
Please follow and like us: