Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e Grupit të Dobrosinit!
Gjykata e Apelit, në Prishtinë, në lëndën PAKR.nr.151/2018, të dhënë më datën 24.09.2018, mori Aktgjykim, që refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga prokurorja e EULEX-it Najgerzo Valeria Bolici, duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, në lëndën PKR.nr.110/16 të datës 06.12.2017.
Rasti i Dobrosinit, që akuzoheshin nga Prokurori shumë i përfolur Maurizio Salustro, për gjoja se këta kishin sulmuar policinë dhe xhandarmërinë serbe, në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanovcit, disa herë gjatë vitit 2012 (17.05.2012; 28.06.2012;07.10.2012).
Please follow and like us: