Albspirit

Media/News/Publishing

Samaras godet marrëveshjen e Prespës me Shqipërinë e Madhe

Analiza që i është bërë votës në referendumin e Maqedonisë ka nxjerrë shqiptarët si mbështetës fanatikë të paktit për emrin. Politika në Maqedoni e ka lidhur këtë qëndrim me ndikimin që ka te faktori shqiptar BE dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët u investuan që marrëveshja mos të dështonte.

Nga ana tjetër opozita greke është duke shfrytëzuar kreditet që krijoi rezultati i referendumit, për të goditur atë që e quan “Pazar” të qeverisë Cipras me Maqedoninë. Në lojën e përshtypjeve ka hyrë së fundmi edhe ish-kryeministri konservator i Demokracisë së Re, Antonis Samaras. Ky i fundit ka hedhur në publik një interprim që lidh zhvillimet në Maqedoni me Shqipërinë e Madhe.

“U kanë dhënë atyre gjithçka. Marrëveshja do të provokojë tensione të reja. Shqiptarët e votuan njëzëri marrëveshjen, Sepse kjo (marrëveshja) lehtëson projektin e  Shqipërisë së madhe! Tani ata do të kërkojnë që etniteti i tyre të njihet si plotësisht ekuivalent! Dhe kjo ndodh kur pak kilometra më tej, kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqet”-theksoi Samaras.

Please follow and like us: