Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Universitetet në rrezik!

Universitetet në rrezik! “Sa më pak të ditur, aq më shumë të nënshtruar”. Pamja që na shfaqet sot, një javë para fillimit të vitit akademik universitar është e frikshme! Mbi 41 degë mbyllen në universitetet rajonale publike shqiptare! Dega e infermierisë është trendy i viti! Kjo vetëm se të rinjtë të ardhmen e shohin jashtë për të jetuar! Nga ana tjetër matematika, fizika, kimia, mësuesisa, gjuhët e huaja, historia, hortikultura dhe një sërë degësh në Universitetet e Gjirokastrës, Vlorës, Korçës, Shkodrës po mbyllen. 7000 kuota të lira në Universitetet Publike dhe një kaos i vërtetë! Mungon një politikë e dedikuar, mungon transparencë dhe sot të rinjtë ngelen në mëshirë të fatit! Situatë alarmante, e cila tregon se qeveria nuk funksionin më! Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit të kapitalit human! Nëse nuk merren masa, e ardhmja jonë do të jetë në duar të analfabetëve funksionalë. Universiteti sot është në rrezik!!!

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: