Albspirit

Media/News/Publishing

Rama me firmën e “amerikanëve” tek “Astiri” si vazhdimësi me skandalin e “Kurorës” angleze

 

 

Nuk janë vetëm skandalet politike të përmasave të mëdha që kanë shoqëruar qeverinë Rama që në nisje të mandatit të saj me pikën madhore, ngjarjet për armët kimike, por në vazhdimësi janë rregjistruar edhe ato korruptive. Cfarë ndodh sot me dy tenderat prej 30 milionë euro “dhuruar” një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskalë( e mbrapa të cilës tashmë kanë dalë të dhëna zyrtare se nuk është fare ashtu sic u paraqit në fillim si guacke amerikane) nuk është rrufe në qiell të hapur. Kujtohuni pak për kompaninë angleze të kontraktuar për të luftuar evazionin fiskal në doganat shqiptare rreth 7 muaj pas formimit të qeverisë Rama 1. Kjo kompani që u përfol atëherë si një sugjerim i familjes së Toni Bler, me një kontratë 7 milionë dollarë, e nisi mandatin e saj me hijen e vjedhjes së qindra mijëra dollarëve sipas denoncimeve që firmat pjesmarrëse në tenderin e përzgjedhjes së automjeteve nga firma, kishin depozituar në Prokurori. Dhe ka mjaftuar vetëm pak kohë në mes të mjedisit shqiptar që edhe drejtuesit e “Crown Agents” të bien pre e dobësisë për të marrë rryshfet duke mbyllur syte ose më keq deri edhe për të falsifikuar të dhënat e automjeteve që duhet të bliheshin për lëvizjet e agjenteve të saj në terren, të cilët ishin të atashuar pranë doganave shqiptare. Mjafton vetëm dyshimi i hedhur nga aktorët pjesmarrës në procesin e tenderimit në atë kohë kundër kompanisë të kontraktuar nga qeveria që duhet të mbronte strukturën doganore nga evazioni, që të mendojmë se plani i Ramës në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, pra me Spiropalin e kohës ka qenë i ngritur që në fillim për të arritur tek konkluzioni i atyre qindra mijëra dollarëve për 10 makinat e tenderuara. Me sa duket nuk ka njeri që të mos e lidhë tashmë këmbënguljen e Ramës dhe Spiropalit të asaj kohe për nevojën e monitorimit të doganave shqiptare nga një kompani e huaj, me produktin e tenderit të dyshimtë. Në fund të fundit nuk u desh edhe ndonjë mundim i madh për qeverinë për të organizuar gjithë maskaradën e tenderit, nëse përjashtojmë disa dalje publike të Ramës me Spiropalin që pasi shantazhuan doganierët duke i fyer ata dhe duke u thënë kokëpalarë, përcuan mesazhin që të rrijnë urtë se mund të shkojnë të gjithë në shtëpi. Pjesë e planifikimit të qëllimshëm të klimës frikësuese për punonjësit ishte edhe gjoja kualifikimi I doganierëve me shkolla nate dhe kurse tallëse. Askush nuk duhet që të kishte kohë e të merrej me atë që po gatuhej në të vërtetë e që lidhej me tenderat e skicuar për blerjen e të gjitha pajisjeve që kishin kërkuar të hujat, sigurisht pas konsultimeve me qeverinë Rama dhe autoritetin përkatës doganor. Se cfarë u bë me hetimet e Prokurorisë kjo është një cështje që gjithkush e parashikonte, pra asgjë. Por cfarë po ndodh sot ka të bëjë me abuzimet pa fre dhe pa asnjë kontroll që administrata e emëruar jashtë cdo kriteri profesional, ka ndërmarrë gjithë kohës. Skemat korruptive zakonisht janë të dyanshme me njërën palë të ndihmojë tjetrën dhe në fund të ndahen fitimet në kurriz të financave të qytetarëve shqiptarë. Pra nëse kemi një dakortësi për materialet që do i duheshin firmës angleze për të qenë operative, atëherë që më parë duhet të bihej dakort për buxhetin në dispozicion, për ato që do blihen me këtë buxhet, për cmimet për copë të mallrave që do vihen në dispozicion dhe pasi të zbritet cmimi real nga cmimi që do pasqyrohet në faturat tatimore, atëherë ndahen në parim edhe fitimet. Kjo skemë ndiqet nga zbatimi në terren dhe për këtë përzgjidhet një firmë e tretë që zakonisht është sekseri i punës që organet hetimore të mos arrijnë dot direkt tek përgjegjësit. Këta elementë janë që të gjithë në skemën e dyshuar korruptive të blerjes së automjeteve për kompaninë angleze dhe përfshirja e strukturave shtetërore në ndryshimin e të dhënave doganore për automjetet apo certifikimin e mallit si të përshtatshëm kur ai nuk është i tillë, është domethënës. E nëse që në fillim kemi të bëjmë me një aferë të tillë të dyshimtë që përfshin një aspekt shumë modest të asaj që ndodh me paratë e shqiptarëve sot si dhe me aferën gjigande të” Astirit”, kemi të drejtë të dyshojmë për të gjithë procesin e tenderimeve për të gjitha institucionet publike dhe shtetërore që bazohen ke paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sjellja e firmës që përzgjodhi Rama për të ushtruar kontroll mbi doganat shqiptare e që në vend të ndalimit të evazionit fiskal zgjodhi të bëhet vetë subjekt që ka ushtruar evazion apo edhe më keq, është e e përfshirë në akte korruptive, tregoi mentalitetin dhe rrugën që do ndiqte Rama dhe cilado Spiropali për të administruar paratë e buxhetit të shtetit. Pra, Rama, Damiani, Qendro, “Benka” i financave apo si të quhen njerëzit e caktuar nga kryeministri do të mbërrinin edhe në këtë pikë, e cila ka derdhur ujin në gotë dhe tashmë po numërojnë orët e pushtetit. Fajin nuk ua kishte dhe nuk ua ka Saliu, thjesht u është kthyer në bumerang makutëria e zhvatjes së pamëshirshme dhe të pa fre. Sa për të tjerat, ishte thjesht cështje kohe që skllevërit e vullnetshëm të këtij vendi të kuptonin se cfarë I kishin bërë vetes…Dhe nuk kanë parë asgjë akoma…

Please follow and like us: