Albspirit

Media/News/Publishing

Endri Shabani: Politikanët demode ende shpresojnë se protesta mund të përçahet

Mjeranë! Ajo që ju mendoni se është përçarje, është decentralizim.
Ju jeni mësuar me protesta që kanë pronarë që shpërndajnë bileta e mbajnë lista, por studentët protestojnë pikërisht sepse nuk duan më zot mbi kokë. Duan të dëgjohen të gjithë si të barabartë dhe jo si qënie të nëpërkëmbura.
Ju jeni mësuar që protestat kanë barinj që vënë në rresht turmën, por gaboheni. Ky grupim nuk është turmë, por një përqëndrim shpirtrash të lirë dhe mendjesh të bukura. Mjafton të shohësh thirrjet që kanë përgatitur këto ditë, apo mënyrën se si po sillen në protestë apo përballë kryeministrit.
Ju jeni mësuar të bëni sikur negocioni dhe manipuloni sa për të ftohur gjakrat, për të vazhduar pastaj me avazin e përhershëm. Por studentët po trëgojnë se janë më inteligjentë seç i mendoni ju, apo (mbase) seç keni qenë ju në moshën e tyre.
Prandaj ka ardhur koha të kuptoni se ju ishit e ardhmja dikur, por sot ka ardhur koha e tyre.
Koha ka ardhur. Historia ka treguar se “ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”.
Please follow and like us: