Patrick Kennedy në krah të Majkos dhe Mediut në Tiranë: Populli i Iranit meriton ndryshime
Komunitetet iraniane në Europë, Amerikën e Veriut, Kanada dhe Australi mbajtën një konferencë të përbashkët në 42 qytete për të adresuar tendencën e rritur të shkeljeve të të drejtave njerëzore dhe eksportin e terrorizmit nga regjimi iranian, si dhe nevojën për një politikë decizive. Këto konferenca ishin të ndërlidhura në disa shtete njëkohësisht, dhe anëtarët e MEK në Shqipëri iu bashkuan gjithashtu konferencës. Znj. Maryam Rajavi, ishte në këtë eveniment. Duke iu referuar veprimtarive terroriste të regjimit iranian në 2018-ën, Znj. Rajavi tha në fjalimin e saj: “Fakti që regjimi iranian e gjen zgjidhjen tek terrorizmi nuk është një reagim i përkohëshëm apo taktik, por një rrugëdalje strategjike që ai e përdor për t’u ballafaquar me kryengritjet dhe me përmbysjen e vet.” Ajo shtoi: “Sot, regjimi e përdor terrorizmin për t’u ballafaquar me kryengritjen e popullit iranian. Arrestimet dhe përjashtimet e diplomatëve terroristë të regjimit si dhe të terroristëve të lidhur me ambasadat e tij tregojnë se Këshilli Suprem Kombëtar i Sigurisë së regjimit, Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC), Forca terroriste Quds, Ministria e Inteligjencës (MOIS), Ministria e Jashtme, dhe ambasadat e regjimit janë të gjitha pjesë të rrjetit terrorist të këtij regjimi klerikal.
“IRGC, MOIS, dhe makineria shtetërore e propagandës së regjimit duhet të vendosen në Listën amerikane të Organizatave të Huaja Terroriste si dhe në listën terroriste të Bashkimit Europian.
Znj. Rajavi theksoi, “Regjimi nuk ka rrugëdalje, dhe çdo zgjidhje që gjen përfundon në dështim. Produkti i kësaj rruge qorre ka qenë rënia dramatike në statusin politik, ekonomik, shoqëror e ndërkombëtar të regjimit.”
Mes pjesëmarrësve e folësve në këtë konferencë ishin Patrick Kennedy, ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve (SHBA); Pandeli Majko, Ministër i shtetit për Diasporën dhe ish-Kryeministër(Shqipëri), Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane (Shqipëri); Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale (Kolumbi); si dhe personalitete të tjera politike, ligjore e fetare.
Patrick Kennedy tha, “Në kundërshtim me propagandën e regjimit iranian, si demokratët, ashtu edhe republikanët në SHBA janë të bashkuar në mbështetjen ndaj një politike të rreptë mbiIranin, për të qëndruar përkrah popullit iranian në dëshirën e tij për ndryshim dhe për të patur një republikë demokratike të bazuar në zgjedhje të lira, ndarje të fesë nga shteti dhe barazi gjinore. Ky është konteksti brenda të cilit ne mbështesim Maryam Rajavi-n dhe deklaratën e saj me dhjetë pika për një Iran të lirë. Propaganda e regjimit kundër MEK, e cila jehon ndonjëherë në mediat perëndimore, është shenja më e dallueshme e frikës së regjimit nga popullariteti i MEK në Iran dhe roli i saj në protestat anti-regjim. Është koha që edhe Europa të ngrihet kundër shtimit të terrorizmit të regjimit në Europë dhe veprimtarive të tij keqdashëse në rajon.”
Senatorja Ingrid Betancourt tha në fjalimin e saj, “Gjatë vitit të shkuar, regjimi iranain i ka shtuar veprimtaritë terroriste në Europë dhe njëkohësisht, ka intensifikuar propagandën kundër MEK. Kjo gjë e tregon qartë frikën që regjimi ka nga MEK dhe nga roli i saj deciziv në protestat e vazhdueshme anti-regjim në Iran dhe dëshira e tyre për ndryshim regjimi. Është koha që qeveritë europiane të ndërmarrin një politikë të vendosur kundërregjimit dhe të mbajnë në mënyrë të qartë anën e popullit iranian. Së fundi, mediat e lira perëndimore duhet të qëndrojnë vigjilente për të mos përhapur propagandën e diktatorëve kundër opozitës demokratike.”
Në konferencë, përveç përfaqësuesve të shoqërive iraniane, një numër figurash politike e parlamentarësh folën gjithashtu në shtete të ndryshme./gsh.al/