Albspirit

Media/News/Publishing

Një kujtesë Ramës për Thomas Prousalis (McDowell), vjedhjes së serverit dhe “Unazës së Re”

 

 

Edhe pse Kryeministri aktual shqiptar, Edi Rama është zënë gafil në përpjekjen e tij për të zhdukur miliona euro me duart e Gjiknurit dhe Qendros përmes firmës D.H.Albania, edhe pse protestat studentore e kanë gozhduar dhe detyruar të kalojë në gjysëm ilegalitet, edhe pse pas përplasjes së tij të fortë me gazetarin Ylli Rakipi, ky i fundit kërcënohet me jetë, sërish kreu i ekzekutivit shqiptar nuk do të ikë nga posti i tij. E meqënëse ka marrë përsipër që kur të ikë ta marrin duke i varur teneqet e përzenë nga vendi, le të kujtojmë pak disa moment interesante, të cilat jo se i keni harruar, por skandalet e mëdha dhe të njëpasnjëshme, njëri më i madh se tjetri që kanë për autor Kryeministrin Rama, mbase u kanë zbehur pak tablonë e përgjithshme.

Kujtoni pak të nderuar miq, filmin artistik amerikan “Ujku i Wall Street”. Pak nga ju e dinit në atë kohë se filmi ka lidhje me Shqipërinë. Këtë e zbuloi në fillim të janarit të vitit 2014, vajza e protagonistit real, Thomas Prousalis (Mc Dowell), mbi figurën e të cilit është realizuar filmi hollivudian. Subjekti i filmit kishte të bënte me një personazh karizmatik në shkathtësinë dhe mashtrimet financiare që përdor për të ngritur një perandori të vetën me përfitime shumë të mëdha e që në fund përfundon me falimentim dhe burg. Deri këtu vëmendja e publikut shqiptar mund të kufizohej vetëm me të shijuarit e skenarit dhe lojës së aktorit kryesor që mbajnë vulën e Skorcezes dhe Di Kaprios. Por një letër e hapur e vajzës së personazhit real mbi të cilin është ngritur filmi zbardh, një akuzë sipas të cilit, Thomas Prousalis po punonte asaj kohe për qeverinë aktuale shqiptare edhe pas dënimit me burg në SHBA. Madje vetë vajza e tij thotë se babai i saj rreth 65 vjeç në vitin 2014 ishte martuar me një përkthyese shqiptare 30 vjeçare.

Thomas Prousalis apo McDowell është një shtetas ameriakn, por me prejardhje greke i cili në vitet 90’-2000’ bënte një jetë luksoze në SHBA dhe mes pasurive të tij figuronin një avion privat me vlerë 2 milionë dollarë dhe dy shtëpi disa milionë dollarë në McLean dhe Nantucked. Ai ka qenë në burg në SHBA nga viti 2005-2008 me akuzën e mashtrimeve financiare. Në një letër të 7 janarit 2014 të publikuar në gazetën e Los Anxhelos vetë Thomas Prousalis i ka kthyer një përgjigje vajzës së tij duke mos mohuar punën e tij me qeverinë shqiptare dhe duke thënë se gruaja me të cilën është martuar është greke dhe nuk është 30 vjec. Me sa duket kemi të bëjmë me një femër, e cila mund të ketë dynënshtetësinë, asaj shqiptare dhe asaj greke.

Mirëpo të gjitha këto çfarë lidhje kanë me mënyrën e qeverisjes së Ramës dhe cili është roli i Thomas Prousalis? Përveç të dhënës interesante se protagonisti i vërtetë i filmit amerikan po punonte me qeverinë shqiptare, kemi në atë kohë një angazhim dhe deklarata publike të Ramës për vazhdimin e auditit të disa kompanive të huaja ndaj financave, doganave apo tatimeve shqiptare. Në këtë kohë ka ndodhur edhe skandali tjetër me vjedhjen e më shumë se 4 milionë deklaratave dhe pasqyrave financiare të biznesit shqiptar nga serveri i përgjithshëm i tatimeve me pjesëmarrjen direkte të vëllait të Ministrit Gjiknuri (siç u perfol mediatikisht gjeresisht asaj kohe) që ishte edhe këshilltar i Ministrit të Financave në qeverinë Rama 1.

Edhe sot e kësaj dite janë emblematike pamjet e “Baba Takut” me çantën e tij të zezë dhe ka një fakt interesant pasi ende, edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku kanë shkuar ato të dhëna. A ka patur gisht këtu Thomas Prousalis dhe nëpërmjet cilave mekanizma e ka bërë këtë? A ka qenë ai në listën e njerëzve që janë pajtuar nga agjensia “Crown Agents” për gjoja certifikimin e borxhit që qeveria shqiptare i ka bërë biznesit dhe cili ka qenë roli i tij specifik? A ka patur dijeni qeveria shqiptare mbi secilin prej njerëzve që kanë punuar për agjensinë e huaj dhe a ka patur kontratë individuale me secilin prej njerëzve që kanë marë pjesë në investigimin e financave shqiptare apo vetëm një kontratë gjithpërfshirëse me “Crown Agents”?

Cilado që të jetë përgjigja e gjihë këtyre pyetjeve shqiptarët prej kohësh janë katandisur një lojë fati gjigande ku bizxhozxhiu kryesor është Rama dhe ndërmjetësit financiare njerëzit si Thomas Prousalis (McDowell), apo kompanitë e sotme “off shore” si në rastin e “Astirit” janë mekanizmat që Kryeministri aktual, Edi Rama i ka vënë të luajnë “ e kuqe- e zezë” me fatin dhe ekonominë shqiptare. Pra Kryeministri shqiptar ka rreth e rrotull vehtes së tij njerëz me famë të keqe e me zotësi për të mashtruar dhe për të vënë në lojën e fatit ekonominë shqiptare.

Dihet tashmë se Kryeministri shqiptar Edi Rama mban heshtje në lidhje me aktivitetin real që kryen vëllai i tij. Cili është roli i familjarëve të Ramës në këtë ngjarje shumë të dyshimtë mes qeverisë dhe punëve që ka bërë Thomas Prusalis apo McDowell me ekzekutivin shqiptar? Pse deri më tani nuk janë përgënjeshtruar nga qeveria e Ramës këto akuza dhe janë lënë në heshtje ku secili mund të medojë cfarë të dojë? Në fakt, pavarësisht se një akuzë është ngritur nga përtej antlantikut mbi lidhjen e një prej mashtruesve të radhës së “Wall Street” me qeverinë shqiptare, ajo është shumë aktuale në vendin tonë. A do të bëjë ndonjëherë Rama transparencë mbi kontratat reale që ka apo ka patur me njerëz të tillë dhe cfarë kushtesh kanë patur ato?

Skeptikët janë të shumë dhe jo sepse Rama do jetë i pari apo i fundit që do afrojë të tillë njerëz përreth vetes. Ramës nuk i bën përshtypje pasi ka të tillë njerëz që kur ka qenë Kryetar Bashkie në Tiranë. Ajo që mbetet për të thënë është se, “I rilinduri” Rama nuk njeh rrugë tjetër të suksesit personal, përvecse të kthehet në një imitues të keq të “ujkut” të skenaristit Skorceze. Banorët e Shqipërisë dhe të “Astirit” ushqyen me dorën e tyre një përbindësh të pandjeshëm dhe gllabërues të ekonomisë dhe nderit të tyre. Ndaj më shumë se kujtdo tjetër, ne që nuk e deshëm dhe as e duam Edi Ramën për Kryeministër, na lind e drejta t’u themi gjithë votuesve të tij se “tani që e patë, e provuat, i pitë lëngun apo si të doni ju, përpiquni pak më shumë se ne të tjerët dhe lani mëkatin tuaj se u keni rënë në qafë pa faj gjithë shqiptarëve…”.

Please follow and like us: