Zjarrëfikësi ndërkombëtar Soreca ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
Nuk vonoi që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të lëshojë pompën e vet të ujit mbi zjarrin e protestave. Kreu i tij, Luigi Soreca ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për dialog, por edhe kujton sesa të mira janë protestat: Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike
Nuk është e qartë nëse zotërisë ja kanë kërkuar një deklaratë të tillë, e kanë urdhëruar, apo thjesht e ka bërë vetë se nuk ka si shtyn ditën në Tiranë. Kjo për arsye se pak javë më parë, në takim me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, z. Soreca u shpreh se ai nuk mund të ndërhyjë në çështje të brendshme dhe që janë pjesë e punës së gjyqësorit në Shqipëri. Mund të pyesim për ç’arsye dhe cilat premisa ky zotëri flet sot? Kujt i drejtohet dhe në emër të kujt axhende? Nëse ka një protestë tjetër të shëndetshme është edhe ajo ndaj këtyre hipokritëve të kollarisur që marrin pushim diplomatike në Shqipëri./respublica/