Albspirit

Media/News/Publishing

Policia arreston edhe Fugën si protestues të dhunshëm

Një 80-vjeçar nga Lezha është arrestuar në banesën e tij në Fishtë të Lezhës, pasi akuzohet se ka dhunuar Kryeministrinë gjatë protestës së djeshme. I moshuari Ndue Fuga ishte pjesë e protestës dhe policët e kanë evidentuar si një nga personat që rrezikoi selinë e qeverisë. Konkretisht 80-vjecari hipi në skelë duke valvitur flamurin kuqezi.

I moshuari po shoqërohet nga Lezha për në Tiranë ku janë edhe të arrestuarit e tjerë të protestës. Në total raportohet për 16 të arrestuar, ndërsa 80 të tjerë janë shoqëruar ndërsa ende s’ka dalë urdhë-arresti për ta. Pra janë në proces verifikimi.

Please follow and like us: