Burg për tre të arrestuarit për grabitjen në Rinas
Sot u zhvillua seanca për 3 të arrestuarit e tjerë, të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinsit. Seanca u mbajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin. Për Oltjon Veselin, Saimir Çelën dhe Renaldo Sulën u dha masa e sigurisë “arrest me burg pa afat”. Gjykata dha masën arrest me burg për Bengasin, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Në fjalën e tij ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.