Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrimtarja shqiptare Ismete Selmanaj Leba nderohet me çmim në Itali

Shkrimtarja me origjinë shqiptare Ismete Selmanaj Leba është nderuar me çmimin “Holmes Award 2019” për librin e saj “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë). Ky çmim iu akordua shkrimtares shqiptare në Napoli të Italisë, ndërsa ajo këtë çmim ua dedikoi fëmijëve që sot e kësaj dite vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes. “Ua kushtoj këtë çmim të gjithë fëmijëve të burgosur në shtëpi, në emër të një kodi të lashtë shqiptar, Kanunit. Ata janë viktima”, ka thënë ajo, citon Albinfo. Përmes këtij libri, shkrimtarja dërgoi në Itali historinë e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe  fenomenit të gjakmarrjes te shqiptarët. Ajo ka theksuar se vetëm duke folur për problemet dhe dukuritë mund të ndihmohet shoqëria. Vitin e kaluar, Ismete Selmanaj Leba ishte fituese e çmimit të Fondacionit “Harpa”, në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali.

Related image

Please follow and like us: