Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Veliaj jep 1 miliard lekë nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia!

 

Veliaj jep 1 miliard lekë nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia! Projekti i rradhës është heqja nga kurora e gjelbërt e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.

Bashkia Tiranë me 30 Prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me Objekt ”Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 lekë.

Duke ju referuar dokumentave të tenderit përkatesisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni.

Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt prej 6000 m2 .

Mos harrojmë që në 30 Dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me 4 kate poshtë Parkut Rinia. Që do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qëndër të Tiranës!

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Please follow and like us: