Për të inspiruar vajzat për mundësitë në këtë fushe, këtë vitë të ftuar në konferencë ishin folëset: Drena Kusari Berisha Kosovarja e parë që kishtë përfunduar studimet në Harvard Business School, dhe Avery Bang nga Organizata Joqeveritare “Bridges to Prosperity”. Ato shpalosën me pjesëmarrëset rrugëtimin e tyre drejt suksesit duke iu treguar se me punë mund të arrijnë të gjitha ëndrrat e tyre.
Aktiviteti tjetër, i ftoi vajzat të bashkangjiten në punëtoritë që ishin organizuar për to. “Building Bridges” ishte punëtoria e parë ku vajzat patën mundësi të ndërtojnë ura me mjete të ndryshme. “Penetration Testing”, Punëtoria e dytë u realizua në autobus duke testuar sigurinë e sistemeve wireless gjatë shëtitjes në qytetin e Prishtinës, dhe Hands on Hacking ishte punëtoria e fundit ku pjesëmarrëset patën mundësinë të mësojnë teknikat për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe të shohin si realizohen sulmet të tilla në botën reale.
Njëra nga pjesët më të rëndësishme ishte panairi i punës i cili mblodhi rreth 20 kompani nga fusha e TIK-ut e cilat iu dhanë mundësinë vajzave për të prezantuar CV-të e tyre. Poashtu, 20 pjesëmarrëse do të zgjidhen nga A.U.K TDI për të ju ofruar trajnime falas dhe fuqizuar ato në këtë drejtim. Fituesit do të shpallen të Marten me datën 3 Maj.
Girls in ICT 2019 është implementuar nga IPKO Foundation, RIT Kosova (A.U.K) TDI, KUSA, dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID Empower Private Sector dhe UN Women. |