Albspirit

Media/News/Publishing

28 Nëntor 2001/Fjala e Rugovës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Kosovë

Në 28 Nëntor 2001 është vendosur monumenti i Skënderbeut në qendër të Prishtinës. Fjalën e rastit e mbajti Presidenti Ibrahim Rugova, atëherë ende në cilësinë e kreut të LDK-së. Në fjalimin e tij Rugova kishte thënë se shumë gjenerata e kishin ëndërruar një ditë të tillë. “Shumë gjenerata të mëparshme, si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tani, do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me heroin e vet. Do të ndihen më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bën të lirë nipat e tij dhe miqtë e Skënderbeut”, është shprehur Rugova.

Ky është fjalimi më rrëqethës i presidentit Ibrahim Rugova i mbajtur më 28 nëntor ditën kur u vendos monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë.

Please follow and like us: