Kandidati presidencial Blerim Reka: Shqiptarët të votojnë masivisht Stevo Pendarovskin
Kandidati shqiptarë për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, pasi që nuk arriti të kaloj në rrethin e dytë zgjedhor, sot përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje për dalje masive të qytetarëve në votim për rrethin e dytë zgjedhor presidencial më 5 maj. Edhe pse nuk përmendi emër, në fund të tekstit ai ka shkruar që 80 mijë votuesit e tij duhet të votojnë për të shpëtuar procesin euro-atlantik të vendit, që lë të nënkutohet se ka bërë thirrje për të mbështetur konceptin e Stevo Pendarovskit, apo kandidatit të koalicionit qeverisës, i cili thuajse gjithë fushatën e ka bërë duke përmendur euro-integrimet. Blerim Reka si kandidat i pavarur, por edhe partitë që e mbështetën, Aleanca për Shqiptarët si dhe Lëvizja Besa, kanë përsëritur disa herë se nuk do të ketë pazare me votën shqiptare.
Në vazhdim keni statusin e plotë të Blerim Rekës.
Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë.
Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE.
Edhe sot po e përsëris ate që e thash në fillim të fushatës sime, se nuk do lejoj tregëtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele.
Tregëtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, kundër sundimit të ligjit si shtyllë e saj dhe kundër demokracisë dhe lirisë së qytetarëve. Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja?
Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.
Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik.