Albspirit

Media/News/Publishing

Të vetëpunësuarit ngacmohen seksualisht

Punonjës të sektorit të të vetëpunësuarve ankohen se vazhdimisht pësojnë ngacmime të turpshme nga pronarët apo eprorët e niveleve të ndryshme në punë.

Një studim i Institutit Kërkimor të Studimeve, konstaton se vetëm muajin e fundit, rreth 93% e të vetëpunësuarve, e kanë detyruar veten t’i bëjnë favore seksuale vetes.

Sipas profesor Dëfrim Lëvrimit “viktimat e ngacmimeve në punë nga ky sektor, pësojnë trauma të atilla që i detyrojnë më pas ta lënë veten pas dore, në mëshirën e videove të youtube-it deri në orët e vona”.

I vetëpunësuari i një dyqani riparim kompjuterash, Anastas Lulo shprehet se në fillim, mendonte se punëdhënësi i tij ishte një njeri korrekt dhe pa vese.

“E njihja veten për njeri të mirë dhe të rregullt, por sapo mbeta vetëm për vetëm me veten, nisa t’i tregoj vetes fotografi me pullë të kuqe në internet dhe pikërisht në një moment kur arritëm tek një foto e Luana Vjollcës me bikini, situata u përshkallëzua”, rrëfen Lulo.

Ai tregon se ndjehet i dhunuar dhe i ka ikur dëshira për punë.

“Kur mendoj se nesër përsëri do të më duhet të kthehem në atë strofull horroresh, më rrënqethet trupi”, dëshmon duke u dridhur Lulo i cili ende ngurron të bëjë denoncim në polici ose të kërkojë një urdhër mbrojtjeje nga prokuroria.

Shoqatat thonë se abuzimet seksuale në vendin e punës mbeten një plagë e hapur në Shqipëri, ku vetëm 1 një 4 persona e ka një punë të mirëfilltë. /macokuizi.com/

Please follow and like us: