Triniteti i Shenjtë, i parapriu Krishtërimit me mijëra vjet
Një element qendror i doktrinës së krishterë, Triniteti – i përbërë nga Ati, Biri, dhe Shpirti i Shenjtë – pohon se Perëndia ekziston si tre persona hyjnorë të veçantë, por edhe që bashkëjetojnë mes tyre. Sidoqoftë, koncepti i një triniteti hyjnor nuk është origjinal për krishterimin, por i huazuar nga traditat e mëparshme dhe më të vjetra fetare.
Për shembull Triniteti hindu, përmban Brahman, krijuesin; Vishnu, ruajtësi, dhe Shivan, shkatërruesin, të cilët veprojnë në harmoni për të ruajtur ekuilibrin. Duke respektuar besimet fetare edhe më të lashta, shumë prej koncepteve më të vjetra teologjike të njerëzimit përmbajnë një trinitet, duke përfshirë Amunin, Reunin, dhe Ptahun në Egjipt, Ishtar, Baal, dhe Tammuz në Mesopotami, Anu, Enil, dhe Ea në mitologjinë sumere. Zakonisht, në panteone rezervonin pozicione për 3 hyjnitë e mëdha, mbi perënditë e tjera më të vogla./bota.al/