Albspirit

Media/News/Publishing

Tasos Livadhitis: Shi në lagjen e fukarenjve

 

 

Sokak i ngushtë strukur në terr,
shtëpitë porsi thërrime,
tek bie shiu, lloh dhe erë,
gjëmojnë në zemrën time.

Dynja e poshtër e pa besë,
plot derte dhe mundime,
e vockël je, dot nuk e nxë
dufin gjithë ngashërime.

Fatkeqësi pa numërim,
mbi kokë të derëziut,
dhe ikin ditët me gulçim,
porsi rrëketë e shiut.

Shqipёroi Arqile Garo, libri “Pelegrin në ujëvarat e poezisë helene”.

Image result for arqile garo

Please follow and like us: