Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: UNË-GRUA

Këtu jam përballë, dhimbje
e pastër, tërësisht lakuriq,
në syrin e rënë dhe buzën që loton dhe n’atë
që nga goditja s’do të flasë se e pakuptimtë qè,
e gjitha në ç’fryma humbet
ende pa dalë!

Kryeneç, i egër, i panënshtruar ai trup i ndarë nga shpirti, tjetër,
gjoks’ i dardhtë mbushur me ç’jep me mendimin e pafjaltë,
është atje,
përmbi të pikojë, të ushqejë atë burim jete,
që s’varet nga asgjë,
një të tille si vete,
butësisht e ndërgjegjshme për pafundësinë
e fuqisë së saj,
lëndë, tokë e zezë,
shënjtërisht e përgjithshne dhe për çdokënd aq e
Përvetshme!

Fotografia e Emil Asdurian

Grafikë e piktorit Fatbardh Marku.

Please follow and like us: