Albspirit

Media/News/Publishing

‘Hëna e Magjishme’ e Thoma Simakut në Festivalin e Estonisë

Kompozitori shqiptar Thomas Simaku në Ditët e Muzikës Botërore 2019

Interpretuar nga një ansambël, fituesi i çmimit Grammy, dhe i transmetuar direkt, ky koncert u përcoll nga European Broadcasting Union

Interpretuar nga një ansambël, fituesi i çmimit Grammy, dhe i transmetuar direkt, ky koncert u përcoll nga European Broadcasting Union. “Por moment i mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverberoi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”.

La Leggiadra Luna– Vepra e kompozitorit shqiptar Thomas Simaku u interpretua në Festivalin e Shoqatës Ndërkombëtare të Muzikës Bashkëkohore (ISCM) – Ditët e Muzikës Botërore në Estonimë 4 maj 2019.  E kompozuar përkor a cappella, kjo vepër është bazuar në poemën e Sapphos, e përkthyer nga greqishtja e vjetër në italishten modern nga poeti siçilian, fitues i Çmimit Nobel, Salvatore Quasimodo. Ditët e Muzikës Botërore është festivali më I vjetëri I muzikëssë re. I themeluar në vitin 1922 në Salzburg të Austrisë, ky festival është konsideruar si ‘Olimpiada Botërore e Muzikës’, ku marrin pjesë rreth 50 vende nga e gjithë bota.

Që nga viti 1995, kur për here të pare një vepër e njëkompozitori shqiptar zgjidhej në këtë festival, veprat e kompozitorit Simaku janë zgjedhur nga juritë ndërkombëtare në 10 edicione të këtij festivali. Në edicionin e këtij viti, vepra e Simakut u interpretua nga Estonian Philharmonic Chamber Choir, një nga ansamblet më të njohur në Evropë,fitues të Çmimit Grammy Award.

Koncerti u transmetua direkt nga radio kombëtare e Estonisë, dhe iu dha për transmetim vendeve të Bashkimit European (European Broadcasting Union). Në recensionin e tij kritiku anglez Timmy Fisher, shkroi: “Por moment I mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverberoi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”./gazeta dielli/

Fotografia e Thomas Simaku

Please follow and like us: