Albspirit

Media/News/Publishing

‘Mullari’ i Monet shitet 110 milionë dollarë

Një rekord i ri është vendosur për vlerën e pikturave të impresionistit të famshëm francez Claude Monet. Në një ankand të zhvilluar në New York, blerësi ka paguar plot 110 milionë dollarë duke e bërë atë veprën e nëntë më të shtrenjtë në histori që shitet në një ankand. Monet e përfundoi pikturën në vaj në vitin 1980 si pjesë e serisë së tij Meules (Mullarët), e cila përshkuan jetën në rajonet rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë. Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste shitet për më shumë se 100 milionë dollarë. Sipas BBC, blerësi nuk ka dashur ta bëjë publik identitetin e tij, por mësohet se ka mundur në ankand 5 konkurrentë të tjerë me shuma të konsiderueshme.

Please follow and like us: