Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: Po hetohet pasuria e GJYQTARIT TË APELIT, GRAMOZ LEVANAJ…!

Image result for dashamir uruci

 

Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë emrin e gjyqtarit të Apelit, GRAMOZ LEVANAJ.

Rasti e solli që çështjen time, me ‘SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA’, ta gjykonte pikërisht ky njeri, i cili e rrëzoi edhe atë vendim pjesor, që ishte marrë në favorin tim, nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

Pas aksidentit të rëndë, ku humba edhe bashkëshorten time të ndjerë, (Esmeralda Uruçi) pësova një ISKEMI CEREBRALE AKUTE, me pasoja të rënda për jetën.

Komisioni i KEMP-it me raportin mjekësor, më përjashtoi për tërë jetën nga të gjitha llojet e punëve duke më vendosur në një situatë të rëndë ekonomike.

Sipas ekspertëve të fushës, shoqëria e sigurimeve në fjalë, më detyrohej 67 milionë lekë të vjetra!

Në një seancë gjyqësore, formale, i mirëpaguari GRAMOZ LEVANAJ, duke më mohuar edhe të drejtën e fjalës, rrëzoi çdo gjë dhe më kaloi në situatën xero, pra favorizoi kompaninë austriake, në dëm të bashkëqytetarit të vet, duke shkelur me të dyja këmbët, mbi të drejtat që më takonin me ligj.

Me fillimin e punës të VETINGUT, përgatita dosjen kundër GRAMOZIT TË LEVANAJVE.

Po bëhet viti dhe asnjë përgjigje.

Mora avokatin tim dhe iu drejtova zyrave të VETINGUT për të kuptuar se ç’bëhej me padinë time.

Më takuan me një vajzë të re, në korridor të zyrave të Vetingut, aty ku priteshin viktimat e drejtësisë shqiptare…!

Kërkova të jem pjesë e gjyqit kundër këtij gjyqtari, i cili për mua ose është i paaftë ose është i përlyer e mban erë…!

Dhe për këtë kërkova të njoftohem si një person që e kam paditur gjyqtarin në fjalë.

Përgjigja ishte se unë duhet të kontrolloj faqet e administratës së VETINGUT VAZHDIMISHT, deri sa një ditë të shoh lajmin e shumëpritur që i kishte ardhur radha për t’u gjykuar edhe padisë sime.

Me një fjalë, unë duhet të filloja një punë të re duke u futur në faqet zyrtare të Vetingut, në mënyrë të vazhdueshme, derisa tek VUVUVU-FUFUFU dhe TUTUTU, në një ditë të lumnueme, të shihnja emrin e gjyqtarit elitë e të vrapoja për të dëshmuar kundër tij, në seancat e kontestuara të VETINGUT, ALLA SHQIPTAR.

Kurrë nuk do të ketë drejtësi në këtë vend, sa kohë që qytetarët shqiptarë, të mos ngrihen në këmbë e me një grusht të hekurt, të rrëzojë për tokë, ata që e krijuan këtë gjendje, POLITIKANËT FAMËKEQË TË TË GJITHA NGJYRAVE…!

Please follow and like us: